Futbollisti kosovar, Mërgim Mavraj, i cili një periudhë mbante edhe shiritin e kapitenit, ka vendosur që ti jap fund qëndrimit të tij te Kombëtarja e Shqipërisë, pjesë e së cilës ishte gati për 8 vite, njofton “infOSport.mk”.
Lajmin për largimin e tij, Mavraj e kishte konfirmuar në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, ku përmes një letre mjaft emocionuese dhe mbi të gjitha me vlera patriotike, kishte njoftuar për largimin e tij.
Mërgim Mavraj me fanellën “kuqezi” kishte zhvilluar plotë 50 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola, ndërsa ishte pjesë e asaj gjenerate të artë që luajti në Europianin e vitit 2016-të.
Mërgim MAVRAJ me fjalë shumë emocionuese dhe mbi të gjitha me vlera patriotike i jep fund aventurës së tij me Kombëtaren e Shqipërisë….
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.
Letra emocionuese e Mërgim Mavrajt…
“Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme.
Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.
Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta.
Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, i cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !
Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë”, – ka shkruar Mërgim Mavraj.