Struga Trim Lum sot në kuadër të javës së 3-të në elitën e futbollit vendor si vendas do të luaj kundër Borecit, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi strugan në dy xhirot e para nuk arriti të shënojë fitore, e për më tepër kjo skuadër nuk ka shënuar asnjë gol. Pikërisht kjo ka shtyrë trajnerin Zaharievski që sot përballë Borecit të hedh në fushë një formacion sulmues, ndryshe i njohur me skemën 3-5-2.
Para portierit Djuriç, do të rreshtohen Cake, Ristevski dhe Mecinoviq, treshe kjo që luajti edhe në ndeshjen kundër Shkëndijës, ndërsa mesfusha e përbërë nga Shabani, Kasami dhe Jahja, do të ketë ndihmën edhe të dy futbollistëve që do të veprojnë në krahë, Florent Osmanit në të djathtë dhe Blerton Shejit në të majtë, i cili përveç detyrave difenzive, do të jetë i koncentruar më shumë edhe në anën ofenzive.
Ndërkohë dyshen e sulmit sot do ta udhëheqin dy futbollistët me mjaft përvojë, Martin Altiparmakovski dhe Nijas Lena.
Ndeshja Struga Trim Lum – Boreci do të startojë në ora 17:00.
Formacioni i ekipit tonë për ndeshjen e sotme kundër FK Borec#forcaStruga
Публикувахте от F.C. Struga в Неделя, 23 август 2020 г.