Sot futbollit vendor iu shtuan edhe ndeshjet e Ligës së Dytë, ndërsa në Konferencën e Perëndimit që në start hasëm në derbin shqiptarë, Drita – KF Vardari Forinë, njofton “infOSport.mk”.
Kjo përballje i plotësoi të gjitha kriteret e një epiteti të tillë, ndërsa në fund të dyja skuadrat duheshe të pajtohen me nga një pikë, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.
Me barazim, mirëpo pa asnjë gol të shënuar u mbyll përballja midis Gostivarit dhe Ohrid Lihnidos, Skopje fare në fund me dy gola të shpejtë mundi Vëllazërimin me shifrat 4:2, ndërkohë Veleshta falë golit të shënuar nga Igor Kleçkarovski nga gjuajtja e lirë, mundi minimalisht 1:0 skuadrën e Kadino.
Në këtë ndeshje te skuadra strugane debutimin e tij bëri edhe portieri shkupjan, Nuhi Jonuzi, i cili në minutën e fundit të takimit shpëtoi një rast ideal të mysafirëve, duke i mundësuar skuadrës së tij që të marrë fitoren dhe 3 pikët e para në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku KF Veleshta u rikthye pas 20 viteve.
Java e parë mbyllet nesër, me ndeshjen Teteksi – Korabi.
LDFMV, Perëndim – Java 1 |
|||||||||||||||
|