Pasi e bëri zyrtare largimin e tij nga Kombëtarja e Shqipërisë, Xhani de Biasi ka folur edhe për mediat e vendlindjes së tij. De Biasi ka dhënë një intervist për emisionin “Tutti Konvakati” në “Radio 24”, ku përveç rrëfimit të eksperiencës së tij me “Kuqezinjët”, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij, ndërsa ka demantuar lajmin për një rikthim të mundshëm në Seria A të Italisë.
“Absolutisht jo, nuk kam ambicie për ndonjë kthim në Itali. Nëse do të ishte e mundur do të dëshiroja të qëndroja jashtë, në ndonjë realitet tjetër, federatë apo klub, ku të më jepet mundësia, një projekt ku unë jam në qendër dhe jo që pas dy humbjeve të më kthejnë në shtëpi. Absolutisht nuk mendoj të marr pjesë një realitet të tillë”, ka thënë De Biasi.