Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore të munduar, por shumë të vlefshme në transfertën ndaj Makedonija Gj.P në kuadër të javës së 3-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra tetovare shënoi fitore minimale 1:0 falë një goli të shënuar nga Besart Ibraimi në minutën e 86-të. Ibraimi shënoi nga pika e bardhë, ndërsa vlen të ceket se ishet ky goli i parë për të në ndeshjet e LPFMV gjatë vitit 2020.
Besart Ibraimi kalon ne epersi Shkendijen ndaj Makedonija GJ.P
Besart Ibraimi kalon ne epersi Shkendijen ndaj Makedonija GJ.PMAKEDONIJA GJ.P – SHKENDIJA 0:1(B. Ibraimi 86')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 22 август 2020 г.
Për herë të fundit, Ibraimi kishte shënuar me 1 dhjetor të vitit 2019-të në ndeshjen kundër FC Shkupit në Tetovë, kur Shkëndija shënonte fitore 4:0.
Me fitoren e sotme Shkëndija arrinë në kuotën e 7 pikëve, duke ndarë pozitën e parë me FC Shkupin, që dje shënoi fitore 2:0 në transfertë ndaj Bellasicës.