Edhe zyrtarisht është pezulluar takimi parakualifikues në kuadër të Liga Europa ndërmjet Lincoln dhe Prishtinës, që duheshe të zhvillohet sot me fillim në ora 18:00, përcjellë “infOSport.mk”.
Prishtina nuk është paraqitur fare në fushë për shkak se nuk ka pasur mjaftueshëm futbollistë.
Kujtojmë 8 futbollistë të Prishtinës kishin rezultuar pozitiv me “Covid 19”, ndërsa e gjithë kjo pamundësoi që skuadra kosovare të zbres në fushë për tut përballur me skuadrën kundërshtare.
Tashmë rasti kalon në duart e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, edhe pse i njëjti ditë më parë vendosi në dëm të Dritës së Gjilanit, që humbi ndeshjen me Linfield në tavolinë.
Si duket të njëjtin fat do të ketë edhe Prishtina!?