Bellasica mbrojtjen e plotëson me një tjetër shqiptarë pas ikjes së Arbenit!

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe Bellasica ka arritur të gjejë zëvendësuesin e mbrojtësit shqiptarë, Arben Tafa, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Strumica këtë repart sërish ka vendosur t’ia besojë një futbollisti shqiptarë.

Fjala është për talentin 22-vjeçar, Medin Bajrami, i cili te Bellasica vjen nga rradhët e Mariborit, te e cila skuadër kishte filluar karrierën e tij, mirëpo që asnjëherë nuk kishte mundur të debutojë me ekipin e parë në një ndeshje zyrtare.

Ai gjithnjë ishte huazuar te skuadrat e Ligës së Dytë në Slloveni, ndërsa së fundmi kishte luajtur me Drava Ptuj.

15 ndeshje dhe 1 gol të shënuar me këtë skuadër, që nuk është e vetmja tek e cila ka luajtur Bajrami, i cili numëron gjithsej 33 ndeshje në Ligën e dytë sllovene, pasi gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Krshko dhe Ilirija, transmeton “infOSport.mk”.

Vlen të ceket se Bajrami numëron edhe dy ndeshje me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë, pasi rrënjët e tij janë nga Gradeci i Gostivarit.

Leave a Reply