Drejtori Sportiv i Pelisterit, Pece Korunovski, përmes një fotoje në profilin e tij zyrtarë në “fcebook”, ka ironizuar keq me ndërtimin pa leje të objektit pranë QT “Mavrovasja”, i cili objekt nga Komuna e Çairit pretendohet të jetë ndërtuar ilegalisht.
Edhe pse Komuna e Çairit shpalli një tender për të angazhuar ndonjë kompani që do të prishte këtë objekt, ende nuk është paraqitur asnjë operator ekonomik.
Mirëpo si duket Korunovski dëshiron të ofrohet vullnetarisht, edhe pse vështirë se do t’ia dilte i vetëm, duke pasur parasysh objektin që ai po e prish në foto, dhe objektin për të cilin ai e ka fjalën.