Boksieri i njohur shqiptarë, Robin Haxhi Krasniqi këtë të shtune do ti rikthehet ringut. Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”, ku ka njoftuar gjithë mbështetësit e tij se do të përballet me Stanislav Eschner nga Çekia, shkruan “infOSport.mk”.
Kujtojmë Krasniqi për herë të fundit ishte ndeshur para plotë 15 muajve, më saktësisht me 11 maj të vitit 2019, kur kishte pësuar nga Stefan Haertel.
Krasniqi në karrierën e tij profesionale numëron gjithsej 55 lufta (49 fitore, 6 disfata), derisa për kundërshtarin e tij, 31-vjeçarin Stanislav Eschner, do të jetë kjo lufta e tij e 30-të, ku deri më tani ka regjistruar 14 fitore, 14 disfata, ndërsa në një meç kishte barazuar, transmeton “infOSport.mk”.
Dueli në kategorinë gjysmë të rëndë midis Krasniqit dhe Eschner do të zhvillohet në Magdeburg.
Aufbaukampf am Samstag in Magdeburg 🥊Robin Krasniqi 49-6-0 wird diesen Samstag einen 6-Runden Kampf bestreiten, das ist…
Публикувахте от Robin Krasniqi в Сряда, 19 август 2020 г.