Ndeshja parakualifikuese e Liga Europa midis Lincoln dhe Prishtinës në është anuluar për shkak se 8 pjesëtarë të skuadrës kosovare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ndeshja u anulua nga autoritet shtetërore vendase pasi që UEFA ishte pro që kjo ndeshje të vazhdohet.
Kjo ka hapur dyshime që mund të ketë “kurdisje” pasi që dy ditë më parë të gjithë lojtarët ishin negativ.
Sipas gazetarit të RTK-së, Skifter Blakaj që gjendet në Gjibraltar mund të ketë dyshime për manipulim.
Fillimisht rezultatet janë vonuar rreth 20 orë pasi që kanë pasur të dorëzohen gjatë ditës së djeshme.
Gjithashtu, lojtarët që kanë rezultuar pozitiv janë nga reparte të ndryshme të fushës dhe të gjithë të formacionit të parë.