Skuadra e Romës ka mbyllur dyert, për shkak se dy futbollistë të të rinjve kanë dalë pozitivë në testin e “COVID-19”. Një gjë të tillë kanë konfirmuar vetë nga klubi i njohur italian, të cilët përmes një komunikatë kanë njoftuar se futbollistët e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma.
Ata janë izoluar në shtëpi dhe pritet që në orët e ardhshme të kontrollohen sërish. Roma ka njoftuar autoritetet dhe pritet që ambientet e përbashkëta stërvitore me të rinjtë të dezinfektohen.
Gjithashtu do të identifikohen të gjithë ata persona që kanë pasur kontakte me futbollistët e infektuar. Njoftimi tjetër është se të gjitha aktivitetet e ekipit të Romës janë pezulluar deri të hënën e 24 gushtit, ndërkohë që të gjithë pjesëtarët e ekipi do të testohen për COVID-19 ditën e sotme.