Ndeshja paraeliminatore e Liga Europa midis ekipeve të Lincoln nga Gjibraltari dhe Prishtinës nga Kosova është vënë në dyshim, kjo për shkak se te ksuadra prishtinase 8 persona kanë rezultuar pozitiv me ”COVID-19”, transmeton “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë ka raportuar “Supersport”, ndërkohë që UEFA duhet të marrë një vendim sa më të shpejtë lidhur me këtë përballje që duheshe të zhvillohet sot me fillim në ora 18:00.
Kujtojmë për shkak të “Covid 19”, UEFA kishte anuluar edhe ndeshjen e Dritës nga Gjilani në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve, me ç’rast më vonë kjo skuadër e humbi ndeshjen në tavolinë.
Sipas protokollit, një ndeshje shtyhet në rast se janë 13 të infektuar në një ekip.