“Ballisti” rikthehet të flasë për dronin në ndeshjen Serbi – Shqipëri: Më vjen keq vetëm për një gjë!

Ismail Morina, tifozi më i famshëm në trojet shqiptare, kishte shkaktuar bujë kur kishte hedhur flamurin e Shqipërisë etnike me dron në ndeshjen Serbi – Shqipëri, që ishte zhvilluar në Beograd tek stadiumi i Partizanit.

Ndeshja në fjalë ishte e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2016” dhe ishte zhvilluar në tetor të vitit 2015.

Morina, i njohur ndryshe si “Ballisti”, është rrëfyer në një intervistë me “Nedeljnik” në lidhje me rastin në fjalë.

 

“Ballisti” ka thënë se u pendua vetëm për atë që u ngjit në kishë, por jo edhe për dronin me flamurin e Shqipërisë etnike.

“Ata thonë se kam fyer flamurin e tyre. Besimin e tyre. Nuk e bëra këtë. Unë thjesht po tregoja histori. Flamujt tanë”, ka thënë Morina.

“Më vjen keq për një gjë, se u ngjita në kishë. Nëse besimtarët serbë janë fyer për këtë, më vjen keq. Për të tjerat? Ndihem krenar. Ishte ideja ime. Dhe aftësia ime. Dhe çmenduria ime. Por, gjithçka ishte e imja”, – tregoi ai në mes të tjerash.

Leave a Reply