Vedat Muriqi bëri një super sezon me Fenerbahçen, ndërsa kjo u ka hapur rrugë edhe futbollistëve tjerë te skuadra nga “Shukru Saraçogllu”, që tashmë po mendon oër mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, njofton “infOSport.mk”.
Fidan Aliti po bën shumë mirë në Suedi me ekipin e Kalmar, duke u shndërruar kështu në objektiv për disa klube më të mëdha europiane, përfshirë këtu edhe Fenerbahçen, drejtuesit e së cilës skuadër thuhet se kanë nisur kontaktet e para për të arritur deri tek shërbimet e ish-mbrojtësit të Skënderbeut.
Kontrata e 26-vjeçarit me suedezët skadon pas dy sezonesh dhe turqve u duhet të paguajnë për shërbimet e mbrojtësit. Aliti gëzon formë shumë të mirë gjatë muajve të fundit, teksa ka luajtur në 14 ndeshje këtë sezon me Kalmarin në kampionat dhe regjistron dy gola dhe tre asiste, çka tregon kontributin e tij të madh edhe në ofensive, përveç garancisë difensive që i jep skuadrës, transmeton “infOSport.mk”.
Mirëpo këtu nuk përfundojnë dëshirat e drejtuesve të Fenerbahçes, skuadër kjo që në rradhët e veta dëshiron të sjellë edhe portierin shqiptarë të Menemenspor, Gentian Selmani.