Vetëm 4 minuta i kanë mjaftuar FC Shkupit për të kaluar në epërsi ndaj Makedonija GJ.P në ndeshjen e javës së dytë në elitën e futbollit vendor, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin e Çairit, njofton “infOSport.mk”.
Ilirid Ademi mjaft mirë depërtoi nga e djathta duke fituar duelin e drejtëpërdrejtë me futbollistin kundërshtarë, Demir, ndërsa edhe më mirë pasoi në shtyllën e dytë deri te Fatjon Jusufi, i cili me të majtën e tij shënoi në rrjetën e mysafirëve.
Fatjon Jusufi kalon në ep]rsi FC Shkupin përballë Makedonija GJ.P
Fatjon Jusufi kalon në ep]rsi FC Shkupin përballë Makedonija GJ.PFC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(F. Jusufi 4')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.
Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e futbollistëve vendas, të cilët të njëjtin e festuan bashkë me tifozët e tyre “Shvercerat”, që po e përkrahin skuadrën nga jashtë stadiumit, për shkak se prezenca e tyre dhe gjithë tifozëve në ndeshjet e futbollit vendor është e ndaluar, për shkak pandemisë “COVID 19”.