Gafuri: Do ta kemi të vështirë në Veles, por besojmë në rezultat pozitiv

Boreci – Renova do të jetë një nga përballjet e sotme të javës së dytë në elitën e futbollit vendor. Skuadra vendase e nisi mbarë sezonin e ri, duke marrë një fitore në transfertë kundër Vardarit, ndërkohë Renova barazoi pa gola ndaj Struga Trim Lumit në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Para takimit të sotëm kundër Borecit në Veles, nga tabori i “gjipspunuesve” ka folur kapiteni Argjent Gafuri, i cili shpreson në një rezultat pozitiv.

“Do të jetë vështirë mirëpo besoj në kualitetet tona dhe shpresoj që në fund ti gëzohemi rezultatit pozitiv” – ka thënë Gafuri.

Ndeshja Boreci – Renova starton në ora 17:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga Marjan Stojanovski nga Kërçova.

Argjent GAFURI flet para ndeshjes së sotme me Borecin⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️🗣“Do të jetë vështirë mirëpo besoj në kualitetet tona dhe shpresoj që në fund ti gëzohemi rezultatit pozitiv”

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 август 2020 г.

Leave a Reply