Liga e Parë Futbollistike sot do të na dhurojë edhe 4 takimet e fundit të javës së dytë, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija në Tetovë në përballjen mes skuadrave shqiptare do të mirëpret Struga Trim Lumin, derisa në Çair mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shkupjane, FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P.
Renova do të udhëtojë për në Veles për tu përballur me Borecin, ndërkohë në Strumicë do të zhvillohet ndeshja më interesante, ajo midis Akademia Pandev dhe Vardarit.
Të shtunën Rabotniçki falë “dopietës” së Fahrudin Djurdjeviç me shifrat 2:0 mundi Bellasicën, ndërkohë në ndeshjen e parë të javës së dytë, Sileksi dhe Pelisteri në Kratovë u ndanë në barazim 2:2.
Të gjitha 4 ndeshjet e sotme startojnë në ora 17:00.