Pandemia “Covid 19” ka çoroditur edhe botën e futbollit. Dy nga klubet më të madhe të futbollit në Serbi, Crvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit janë në telashe të mëdha dhe mund ta pësojnë nga UEFA.
Futbollisti i skuadrës serbe Napredak, Marko Mrkiç, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe me këtë skuadër Partizani i Beogradit është takuar në raundin e parë të fazës parakualifikuese për Ligën e Europës, teksa Zvezda ka zhvilluar një miqësore me ta para tre jave, shkruajnë mediat serbe.
Mrkiç tani duhet të karantinohet, teksa ende nuk dihet nëse ndonjë nga lojtarët tjerët të skuadrës nga Krushevaci ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Zvezda do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve të martën, kurse Partizani pas një jave në kualifikimet e Liga Europa.
Klubet serbe po shpresojnë që Mrkiç nuk ka infektuar askënd, sepse kjo mund të ju kushtojë atyre me përjashtim nga garat.
Një lajm ky që i shkon përshtati edhe skuadrës kampione të Shqipërisë, Tiranës, që në rast kualifikimi ndaj Dinamo Tbilis, në raundin pasardhës të Champions-it do të ndeshet me Cervena Zvezdën.
Kujtojmë që së fundmi skjuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit e humbi me rezultat zyrtar (3:0) ndeshjen finale të fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve kundër Linfield, shkaku i një lojtari që kishte rezultuar pozitiv para ndeshjes.