Vllaznia vazhdon bashkëpunimin me një ndër lojtarët e saj më të mirë

Pas emërimit të trajnerit Tomas Brdariç, Vllaznia tashmë po punon edhe në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri garues 2020/2021, njofton “infOSport.mk”.

Pas largimeve të shumta, si ato të Alen Sherri, Filip Gligorov, Ndriçim Shtubina, Andreja Efremov, Simeon Hristov, Silvio Junior, Hygor dhe Renato Malota, drejtuesit e skuadrës shkodrane thuhet të kenë vazhduar kontratën me Ardit Krymin.

Një gjë të tillë ka zbuluar “Supersport”, sipas të cilëve 24-vjeçari ka rinovuar deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori shihet si lideri i ri i ekipit dhe do të vazhdojë edhe për dy sezone të kontribuojë për skuadrën e zemrës. Interesimi për të ka qenë i madh, por Vllaznia ka vendosur ta “blindojë” me kontratën e re.

Leave a Reply