Emil Roback edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Milanit. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë klubi suedez, me të cilin vitin e kaluar Roback nënshkroi kontratë e tij të parë profesionale.
Për talentin 17-vjeçar një kohë më të gjatë interesoheshin klube të mëdha europiane, ndërsa në fund ishte Milani që arriti të bëjë për vete Roback, para të cilit thuhet se do të jetë një e ardhme e ndritur.