Bllagoja Todorovski do të vazhdojë të luaj me Teutën në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Ish futbollisti i Shkëndijës ka vazhduar kontratën me skuadrën durrsake edhe për një vit tjetër. Todorovski pa u menduar shumë vendosi të pranojë vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën shqiptare, me të cilën edicionin e kaluar fituan Kupën e Shqipërisë, duke mundur në finalen e madhe Tiranën kampione.
Todorovski skuadrës së Teutës iu bashkua verën e vitit 2019-të nga rradhët e Shkëndijës, pjesë e së cilës skuadër ishte për 4 vite të plota.
Todorovski edicionin e kaluar me Teutën zhvilloi gjithsej 35 ndeshje, 32 prej të cilave në Superligën shqiptare, ku regjistroi edhe 1 gol dhe 5 asiste.
Tashmë Todorovskin me Teutën e pret ndeshja e raundit të parë në Liga Europa, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën izraelite të Beitar Jerusalem. Ndeshja në fjalë në program është me datë 27 gusht dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.