Llapi “godet” sërish në merkato, siguron shërbimet e Gentrit Begollit

Gentrit Begolli, që së fundmi mbrojti ngjyrat e Flamurtarit, do të jetë futbollisti më i ri i Llapit.

Një gjë të tillë ka ka konfirmuar edhe vetë trajneri Batatina.

“Po, është e vërtetë. Këto informata janë të sakta. Marrëveshja me Begollin është e kryer”, – ka thënë Batatina për “GazetaBlic”.

Kjo nuk do të jetë aventura e parë e Begollit me Llapin, pasi edhe në të kaluarën ka djersitur fanellën “bardhë e kaltër” të skuadrës nga “Zahir Pajaziti”.

Sot gjatë ditës pritet edhe prezantimi i Begollit me klubin llapian.

Leave a Reply