Paris Sen Zhermeni ka arritur një fitore dramatike kundër Atalantës në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar dy golat e fitores në minutat shtesë të takimit, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra italiane kali në epërsi në minutën e 27-të me anë të Pashaliç. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat kryen zëvendësime të shumta, përfshirë këtu edhe zëvendësimin e të lënduarit Berat Xhimshit në minutën e 60-të.
Paris Sen Zhermeni vizën për në gjysmëfinale e siguroi vetëm në minutat shtesë, kur bënë përmbyshen e madhe, duke shënuar 2 gola në minutat e fundit të lojës. Fillimisht Markinjos barazoi shifrat në minutën e 90-të, ndërkohë Çupo-Moting, përmbysi gjithçka në minutën e 93-të.