Skuadra meksikane e Kojotes Tlakskala ka habitur tifozët e saj, teksa gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kishte shpërndarë një foto me Kristiano Ronaldon, duke e paraqitur portugezin si përforcimin e parë për sezonin e ri.
Kjo tërhoqi shumë vëmendje, ndërsa administratorët e faqes së klubit meksikan në foton e Kristiano Ronaldos kishin ngjitur edhe mbishkrimin: “E sheh sa mirë do të qëndrojë kjo fanellë”.
Një shaka e bukur kjo nga ana e skuadrës meksikane të Kojotes Tlakskala, që në këtë mënyrë tërhoqi mjaft vëmendje. Reklamë e bukur kjo, pse jo!