Skuadra e Gjilanit, ku militon edhe mesfushori tetovar, Muhamed Useini, gjatë ditës së sotme ka bërë prezantimin e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.
27-vjeçari “Të kuqve” nga Gjilani iu bashkua nga rradhët e Prishtinës, ndërsa karrierën e tijë e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani.
Ai në Shqipëri kishte veshur edhe fanellën e Teutës, ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për tu transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesshëm me “Të kuqtë” nga Tirana, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorin Superiore të Shqipërisë.
Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.
Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vie pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime.
Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë një vjeçare.