Amir Bilali prezantohet te rumunët e Academica Clinceni

Amir Bilali, ashtu edhe siç paralajmëruam mbrëmë, karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Rumanisë. Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e Academica Clinceni, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Bilali së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, te e cila skuadër u transferua verën e vitit 2019-të nga rradhët  e FC Shkupit.

Ndryshe 26-vjeçari Bilali karrierën e tij e kishte nisur tek Lacio, duke luajtur me ekipin U19, njëjtë sikurse edhe te Kremoneze, nga e cila skuadër janarin e vitit 2014-të u transferua te NK Celje në Slloveni, duke nënshkruar kontratë profesionale.

Vitin 2016-të Bilali për herë të parë zbarkoi në Shqipëri, duke nënshkruar me Bylisin, ndërsa gjithashtu në Superligën shqiptare kishte veshur edhe fanellën e Teutës dhe Partizanit. Ndërkohë në futbollin tonë vendor përveç me FC Shkupin, Bilali ka luajtur edhe me Rabotniçkin, duke numëruar plotë 48 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

Leave a Reply