Musli Lika shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Dritën!

Sulmuesi shkupjan, Musli Lika, është shumë afër nënshkrimit të kontratës me Dritën e Bogovinës. Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se Lika pëlqehet shumë nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Bogovina, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim.

Kujtojmë Lika edicionin e kaluar luajti me Gostivarin, ndërsa pas skadimit të huazimit nga rradhët e FC Shkupit, sulmuesi shkupjan mbeti një lojtar i lirë, duke pasur parasysh se nuk vazhdoi bashkëpunimin  me skuadrën nga Çairi.

Në ndërkohë për Likën nuk munguan edhe disa oferta nga Europa, por edhe Kosova, mirëpo në konsultim me menaxherin e tij, Lika e sheh më shumë të arsyeshme që të qëndrojë në futbollin tonë vendor, për të marrë edhe më shumë përvojë, që do i ndihmonte atij për sfidat ndërkombëtare.

Ndryshe 20 vjeçari është i dalur nga shkolla e Shkupit, ku ka luajtur me të gjitha gjeneratat e reja të skuadrës nga Çairi si golashënuesi më i mirë, ndërsa nga 2018-ta ka qenë pjesë edhe ekipit të parë. Ai para se ti bashkohej Gostivarit, në formë huazimi kishte luajtur edhe për Korabin e Dibrës, me të cilën skuadër kishte shkëlqyer, duke shënuar 7 gola për një gjysmë-sezoni.

Pikërisht golat pritet të jenë arma e tij më e fortë edhe te skuadra e tij e rradhës, që me shumë gjasa do të jetë  Drita e Bogovinës.

Leave a Reply