Ibraimi dhe Xhufo i bashkohen grupit në Slloveni

Trajneri Qatip Osmani prej sot në stërvitje ka edhe Besart Ibraimin dhe Victor Juffon  të cilët kanë udhëtuar drejt Sllovenisë për tu bashkuar me ekipin në fazën përgatitore.

Sulmuesi kërçovarë kishte disa ditë të lira pas angazhimeve me përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa bashkë me brazilianin të mërkurën kanë udhëtuar drejt bazës së skuadrës në Moravske Toplice dhe sot ishin pjesë e procesit stërvitor.

Skuadra e Shkëndijës para dite punoi në palestër ushtrime force dhe ngritje të peshave, ndërsa pas dite në teren stafi teknik kujdes i kushtoi aspektit tekniko taktik.

Skuadra tetovare testin e rradhës do ta zhvillojë më 17 qershor kundër ekipit kroat, Inter Zapreshiq.

Rikujotjmë në ndeshjen e parë kontrolluese Shkëndija barazoi 1:1 në Austri ndaj austriakëve të Bad Radkersburg.

 

 

Leave a Reply