Tre skuadrat përfaqësuese të vendit, Shkëndija, FC Shkupi dhe Renova pak çaste më parë mësuan kundërshtarët e tyre në kuadër të raundit të parë të ndeshjeve në Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Pas FC Shkupit dhe Renoves, edhe SHkendija meson kundershtarin e saj per ndeshjet e raundit te pare te Liga Europa.
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 10 август 2020 г.
Shkëndija bënte pjesë në mesin e skuadrave bartëse, dhe për kundërshtarë “kuqezinjtë” në këtë fazë do të keën skuadrën e Sumgait nga Azerbejxhani.
Kundërshtarë nga Azerbejxhani edhe për FC Shkupin, që do të përballet me Neftçi FK, ndërkohë Renova në këtë fazë të hershme do të përballet me armenët e Alashkert.
Për shkak pandemisë “Covid 19” dhe kohës jo të mjaftueshme, raundi i parë i ndeshjeve të Liga Europa do të ketë vetëm një ndeshje, njëjtë sikurse edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet e raundit të parë të Liga Europa në program do të jenë me datë 27 gusht.