Të dielën në mbrëmje UEFA përcaktoi grupet për raundin e parë të kualifikimeve në Liga Europa, aty ku vendin tonë do të prezantojnë tre skuadrat shqiptare, Shkëndija, FC Shkupi dhe Renova, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në ndeshjet e Liga Europa: 1) Noa (Armeni) 2) Sumgait (Azerbejxhan)3) Petrokub (Moldavi)4) Lokomotiv Tbilisi (Gjeorgji)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.
Skuadra “kuqezi” nga Tetova bënë pjesë në mesin e skuadrave bartëse dhe për kundërshtarë do të ketë rival më të lehtë, si Noa (Armeni), Sumgait (Azerbejxhan), Petrokub (Moldavi) dhe Lokomotiv Tbilisi (Gjeorgji).
Ndërkohë sa i përket FC Shkupit dhe Renovës, këto dy skuadra janë përzgjedhur në mesin e skuadrave jo bartëse. Ata që në start kanë hasur në kundërshtarë më të fortë, edhe pse realisht jo të pakalueshëm.
Sipas jush cila skuader do te ishte kundershtari me i lehte per FC Shkupin:1) Keshla FK (Azerbejxhan)2) Neftçi (Azerbejxhan)3) Hapoel Bersheva (Izrael)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.
Skuadra shkupjane për kundërshtarë të mundshëm do ti ketë dy skuadrat nga Azerbejxhani, Keshla FK dhe Neftçi, si dhe skuadrën izraelite të Hapoel Bersheva, derisa Renova mund të përballet me njërën prej skuadrave si në vijim, Macabi Haifa (Izrael), Apolon Limasol (Qipro) dhe Alashkert (Armeni).
Kundërshtar të mundshëm të Renovës në raundin e parë të kualifikimeve në Liga Eruopa: 1) MACABI HAIFA (Izrael)2) APOLLON LIMASOL (Qipro)3) ALASHKERT ( Armeni)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.
Edhe zyrtarisht kundërshtarët e tyre të vërtetë 3 skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut do ti mësojnë nesër, në shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës me fillim në ora 13:00.