Ermedin Adem bënë që Rabotniçki të qajë në fund (VIDEO)

Ermedin Adem ka rezultuar deçiziv në fitoren e Makedonija GJ.P në përballjen e parë të sezonit të ri futbollistik në vend, duke shënuar golin e fitores ndaj Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Për më tepër Adem golin e fitores e realizoi në minutën e 93-të, duke mos ju dhënë fare shpresa “romantikëve” se mund të rikthehen në lojë.

Goli i Ermedin Adem, me te cilin Makedonija GJ.P shenoi fitore ndaj Rabotniçkit

Goli i Ermedin Adem, me te cilin Makedonija GJ.P shenoi fitore ndaj Rabotniçkit MAKEDONIJA GJ.P – RABOTNIÇKI 2:1(B. Bozhinovski 40', E. Adem 90+3' – D. Todorovski 55')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Ndryshe Makedonija Gj.P e udhëhequr nga Zhikica Tasevski, shënoi fitore 2:1, duke e nisur me këmbë të mbarë edhe përkundër shumë largimeve nga kjo skuadër.

Ndryshe golin e parë për “verdhekuqtë” nga Gjorçe Petrovi e realizoi veterani Bobi Bozhinovski në minutën e 40-të. Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutëshit të parë, ndërsa pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë, Rabotniçki me anë të 18-vjeçarit Dimitar Todorovski barazoi shifrat në 1:1.

Ky rezultat ishte valid deri në minutat shtesë të takimit, atëherë kur në skenë doli ish futbollisti i FC Shkupit, Ermedin Adem, i cili përfitoi nga asisti i Filip Petrov, dhe nga afërsia shënoi golin e fitores për Makedonija GJ.P.

Leave a Reply