Pelisteri ka regjistruar në fitore të madhe pas rikthimit në elitën e futbollit vendor, teksa sot në terren vendas në ndeshjen hapëse të sezonit të ri minimalisht 1:0 mundi Akademia Pandevin, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vlefshëm 3 pikë skuadra nga Manastiri e realizoi vetëm pas 8 minutave lojë, kur Lavdrim Fazliu mjaft mirë harkoi nga e djathta, ndërsa në zonë në manirin e golashënuesve të mëdhenj, serbi Anes Hot arriti që të mposhtë portierin Alçevski.
Petisteri avanson ndaj Akademia Pandev
Petisteri avanson ndaj Akademia PandevPELISTERI – AK. PANDEV 1:0(Hot 9')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.
Pelisteri edhe në vazhdim të takimit në disa raste u tregua i rrezikshëm, sidomos me dy lojtarët jashtë kufijve tanë, Pejakoviç dhe Hot, i cili qëlloi edhe shtyllën e mysafirëve nga Strumica, mirëpo rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar.
Është ky një fillim i mbarë për skuadrën e Pelisterit, që në kuadër të javës së dytë do të përballet me Sileksin në Kratovë.
Ndërkohë ndeshja e zhvilluar në Tetovë midis dy skuadrave shqiptare, Renovës dhe Struga Trum Lum u mbyll me barazim pa gola.
Fillimi i takimit doli të jetë i barabartë, me të dyja skuadrat që nuk merrnin rrezikun për të kaluar në ofenzivë, ndërsa rastin më të mirë gjatë 45 minutëshit të parë e pati Emran Ramadani i Renovës.
Vendasit gjatë pjesës së dytë dolën të jenë më kërkues, megjithatë në mungesë të rasteve serioze mungoi edhe goli, ashtu që në fund të dyja skuadrat duheshe të pajtohen me ndarjen e pikëve.