Pjesa e dytë “shpëton” Shkëndijën, nga Çairi largohet me një pikë (VIDEO)

Derbi i dy skuadrave shqiptare me më shumë trofe në vend, FC Shkupit dhe Shkëndijës është mbyllur me barazim 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një ndeshje me dy pjesë të ndryshme, ku e para në tërësi foli për vendasit, teksa në të dytën Shkëndija ishte skadra që komandonte në fushë, duke arritur në fund të marrë një pikë dhe në Tetovë të rikthehet e pamposhtur.

Dembo Darboa kalon ne epersi Shkupin perballe Shkendijes

Dembo Darboa kalon ne epersi Shkupin perballe ShkendijesFC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:0(D. Darboa 6')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Ndeshja nisi mirë për ekipin vendas, që në rastin e tyre të parë më konkret kaluan në epërsi. Prurja e re gjatë këtij afati kalimtarë të verës, Ilirid Ademi mjaft mirë shërbeu brenda zonës, Dembo Darboan, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë që të mposhtë portierin Kostadin Zahov.

FC SHKUPI – SHKENDIJA (2:0) HT

FC Shkupi fale dopietes se Dembo Darboa ne pushim shkon me dy gola epersiFC SHKUPI – SHKËNDIJA 2:0(D. Darboa 6', 44')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Ky i fundit kapituloi përballë gambianit edhe në minutën e 44-të. Këtë herë Darboa para zonës kundërshtarë mjaft mirë u shërbye nga ana e kapitenit Besar Iseni, ndërsa e djathta e tij doli të jetë e kobshme për Zahov, pasi në ato momente u mposht edhe për herë të dytë.

Florent Ramadani

Florent Ramadani vuri ne mjaft veshtiresi portierin e FC Shkupit, Naumovski

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Tentativën e vetme të mysafirëve nga Tetova në 45 minutat e para e regjistruam në minutën e 36-të, kur 19-vjeçari Florent Ramadani vuri në mjaft vështirësi portierin Naumovski.

Super goli i Doriev rikthen Shkendijen ne loje

Super goli i Doriev rikthen Shkendijen ne loje FC SHKUPI – SHKËNDIJA 2:1(L. Doriev 60')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Pjesa e dytë filloi me tentativën e Enur Totres nga distanca, ndërsa golin e parë Shkëndija e realizoi pas një ore lojë. Armend Alimi mjaft mirë shërbeu në të majtë Lupçe Doriev, i cili pasi kontrolloi topin me të majtën e tij prodhoi një super goditje, që përfundoi pas shpinës së Naumovskit.

Doriev asiston, Ahmedi shenon, Shkendija barazon

Doriev asiston, Ahmedi shenon, Shkendija barazonFC SHKUPI – SHKËNDIJA 2:2 (V. Ahmedi 66')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Ky gol ju dha krahë “kuqezinjëve” nga Tetova, që nuk vonoi shumë dhe në minutën e 66-të barazuan rezultatin në 2:2.

Doriev edhe njëherë tjetër u shfaq i rrezikshëm nga e majta, kësaj rradhe duke bërë një super asist në shtyllën e dytë për Valon Ahmedin, që në ato momente solli simetri në rezultat.

Deri në fund të takimit të dyja skuadrat nuk është se prodhuan ndonjë rast konkret për të shënuar, ashtu që në fund ky derbi i javës së parë në elitën e futbollit vendor për sezonin 2020/2021 u mbyll me barazim.

Leave a Reply