Janë mbyllur ndeshjet e javës së parë të sezonit të ri futbollistik 2020/2021 në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadrat shqiptare në përballjet e tyre direkte barazuan, ndërkohë spikati fitorja e thellë e Sileksit në Strumicë 6:0 përballë Bellasicës.
Ndeshja më interesante e javës, e zhvilluar në Çair midis FC Shkupit dhe Shkëndijës u mbyll me barazimin 2:2. Pjesa e parë u takoi vendasve, të cilët e mbyllën me rezultatin 2:0, ndërkohë “kuqezinjtë” nga Tetova u zgjuan vetëm në pjesën e dytë, kur edhe arritën që në fund të sigurojnë një pikë.
Me barazim, mirëpo pa gola u mbyll edhe përballja në Tetovë, ku mejdanin ndanë Renova dhe Struga Trim Lum.
Makedonija GJ.P falë golit të shënuar nga Ermedin Adem në minutat shtesë të takimit mundi Rabotniçkin 2:1 në derbin lokal të kryeqendrës sonë, Pelisteri shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Akademia Pandevit, ndërsa me po të njëjtin rezultat gjatë ditës së djeshme, Boreci në arenën “Todor Proeski” mundi Vardarin.
LPFMV – Java 1 |
||||||||||||||||||
|