Skuadra e Flamurtarit nga Vlora ka bërë një goditje të madhe, duke transferuar në rradhët e veta portierin rezervë të përfaqësueses së Kosovës, Adis Nurkoviç.
Portieri me origjinë boshnjake sot në ambientet e klubit vlonjat firmosi kontratën, duke i dhënë fund qëndrimit të tij katër vjeçar te skuadra boshnjake e Travnik.
Më herët gjatë karrierës së tij Nurkoviç është aktivizuar me skuadrën e Çelik në Bosnje, si dhe me Slaven Koprivnica në Kroaci.
Boshnjaku ka pasaportë kosovare, çka bën që ai të mos konsiderohet i huaj. 31-vjeçari Nurkoviç i cili debutoi të dielën me përfaqësuesen e Kosovës ndaj Turqisë, do të jetë një alternativë për trajnerin Duro te skuadra vlonjate, e cila më parë kishte firmosur edhe me tre emra të tjerë, si Bicaj, Hoxhaj dhe Siljanovski.