Lajm jo i mirë për Prishtinën, fituesin aktual të DigitAlb Kupës së Kosovës. Siç raportojnë mediat nga ky vend fqinj, 3 futbollistë dhe 4 anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, e për rrjedhojë nuk i janë bashkuar skuadrës në nisjen e përgatitjeve në Istog, për sezonin e ri futbollistik.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë skuadra prishtinase, e cila ka bërë me dije se 7 anëtarët e infektuar do të ritestohen sërish pas pak ditësh, pasi konsiderohet se të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.
Ndryshe FC Prishtina do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, derisa të mësojë kundërshtarin e ndeshjes paraeliminatore (e mëson më 9 gusht), kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht, vendas apo mysafir, varet nga shorti.”