Sezoni i ri futbollistik në elitën e futbollit francez, ndryshe i njohur si “Ligue 1”, nis më datën 21 gusht. Ndërkohë klubet që tani kanë nisur punën për të kapur formën e duhur. Skuadra e Reims, për të cilën luan kosovari, Arbër Zeneli, të mërkurën ka zhvillular një miqësore me skuadrën e njohur sllovene të Maribor.
2:0 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi për skuadrën franceze, e cila iu fal pikërisht kosovarit Arbër Zeneli, që realizoi të dy golat.
Golin e parë në këtë ndeshje Zeneli e realizoi në minutën e 30-të, ndërkohë dy minuta më pas realizoi një super gol, kur pasi mjaft mirë u lirua nga kundërshtarët e tij, me të djathtën e tij arriti që të bombardojë portën e skuadrës sllovene.
⚽️🇫🇷🇽🇰 ZENELI GOAL X2
Arber Zeneli is showcasing some serious form since coming back from injury. So far he has scored both Reims goals as they lead with 2-0 against Maribor in a friendly. Berisha is on the bench.
The second one is straight 🔥🔥🔥
— Kosovans Abroad (@KosovansAbroad) August 5, 2020
Në këtë ndeshje te Reims u paraqit edhe kosovari tjetër, Valon Berisha, i cili ditë më parë vendosi ti bashkohet skuadrës franceze dhe të provojë fatin e tij në “Ligue 1”, ku bashkë me Zenelin pritet të jenë armë e fortë në repartin ofenziv për sezonin e ri garues.
Berisha në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të, në vend të Kutesa, ndërsa bashkë me Zenelin luajti vetëm 6 minuta, pasi ky i fundit në minutën e 67-të lëshoi fushën nën zhurmën e duartrokitjeve që erdhën nga ana e bankinës së Reims.