Makedonija GJ.P bënë dy prezantime brenda ditës

Makedonija GJ.P kur kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri në fillimin e sezonit të ri futbollistik, ka arritur që të sjellë në rradhët e veta edhe dy emra të rinj, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për portierin e talentuar, Stefan Tasev, që vjen nga shkolla e futbollit të Vardarit dhe brazilianin Anderson Barbosa, i cili erdhi nga rradhët e skuadrës bullgare të Botev Plovdiv, njofton “infOSport.mk”.

Barbosa është vetëm 21-vjeç dhe luan në të dy krahët e sulmit. Ai pritet që të përforcojë repartin ofenziv, aty ku skuadra nga lagjja e Gjorçe Petrovit është dobësuar me largimin e Alen Jasharovskit, por edhe brazilianit Robson.

Kujtojmë Makedonija GJ.P gjatë këtij afati kalimtarë të verës angazhoi edhe portierin Kristian Stevkovski, si dhe Denis Stosiq, që erdhi nga rradhët e Bregallnica Shtip. Makedonija GJ.P sezonin e ri në elitën e futbollit vendor, do ta nis me ndeshjen si nikoqir kundër Rabotniçkit të dielën (9 gusht) me fillim në ora 17:30.

Leave a Reply