Edhe përkundër paraqitjes briliante të Benjamin Kolollit, por edhe të Tom Domgjonit, dy futbollistët shqiptarë që shënuan sonte dy nga tre golat e Cyrihut, skuadra e tyre sërish nuk arriti të shënojë fitore, duke barazuar 3:3 me Tunin, njofton “infOSport.mk”.
Kololli shënoi golin e parë për Cyrihun vetëm pas 15 minutave lojë, ndërsa i njëjti në minutën e 33-të asistoi në golin e dytë të shënuar nga Kramer.
Super goli i Kolollit sonte ndaj Tun
Super goli i Kolollit sonte ndaj Tun CYRIH – TUN 3:3
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 3 август 2020 г.
Me rezultatin 2:0, Cyrihu shkoi në pushim, ndërkohë në pjesën e dytë futbollisti i vetëm që shënoi për këtë skuadër ishte Tom Domgjoni, një shqiptarë tjetër, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë, njëjtë sikurse edhe Mirlind dhe Hekuran Kryeziu, të cilët në lojë u inkuadruan gjatë pjesës së dytë.
Pas Kolollit, per Cyrihun shenon edhe Domgjoni
Pas Kolollit, per Cyrihun shenon edhe DomgjoniCYRIH – TUN 3:3
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 3 август 2020 г.
Pas rezultatit 3:0, te ekipi i Cyrihut u vërejtë një komoditet i tepruar, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan futbollistët mysafir që në 16 minutat e fundit të takimit shënuan 3 gola (2 Munsy dhe 1 Rapp), mirëpo edhe kjo nuk u mjaftoi për të siguruar mbijetesën, pasi vetëm fitorja ishte ajo që mbante Tunin në Superligën e Zvicrës.
Kësisoj Tun me 38 pikë, një më pak se Sioni i Pajtim Kasamit, sezonin 2019/2020 e mbylli në pozitën e 9-të, ashtu që për të qenë edhe vitin tjetër pjesë e Superligës, do të duhet të dalë fitues në ndeshjen e balotazhit kundër skuadrës së Vaduz, që përfundoi si ekipi i dytë në Ligën e Dytë zvicerane.
Kujtojmë pjesë e elitës së futbollit zviceran sezonin e ardhshëm do të jetë skuadra e Lozanës, ndërsa Ksamaksi do të luaj në Ligën e Dytë.