Transferimi i Besar Isenit te Vardari që bëri bujë në opinionin vendor sportiv sot edhe zyrtarisht është realizuar. Ish futbollisti i FC Shkupit, ashtu edhe siç paralajmëruam një ditë më parë me skuadrën kampione në fuqi të Maqedonisë ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Me angazhimin e tij pa dyshim se Vardari ka përfituar në kualitet në mesfushë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një talent të madh, i cili më parë ndiqej edhe nga skautë të jashtëm.
Megjithatë drejtuesit e Vardarit ishin këmbëngulës në angazhimin e tij, duke bërë që ai të bëhet futbollisti i dytë pas Visar Musliut që transferohet gjatë kësaj merkatoje vere. Që të dy këta futbollistë te Vardari do të rigjejnë edhe Besir Demirin, një tjetër futbollist i cili vitin e kaluar përforcoi rradhët e “kuqezinjëve” nga Shkupi dhe që është prodhim i FC Shkupit, njëjtë sikurse edhe Besar Iseni.