Kroati Paviç flet si “kuqezi”

Shkëndija gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht konfirmoi transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Antonio Paviç.

Bëhet fjalë për një futbollistë 25 vjeçar, i cili te Shkëndija vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Zheljezniçarit.

Futbollisti kroat me “kuqezinjtë” nga Tetova ka firmosur kontratë një vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse palët ngelin të kënaqura. Duke parë statisikat e tij, Paviç pritet të jetë vlerë e shtuar për krahun e majtë të repartit defanziv edhe pse paralel shquhet për karakteristika shumë pozitive edhe në fazën sulmuese.

ANTONIO PAVIÇ🗣“Kam ardhur këtu sepse e di se ambiciet e klubit gjithmonë janë vetë kreu dhe titulli kampion".

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 3 август 2020 г.

“Kam ardhur këtu sepse e di se ambiciet e klubit gjithmonë janë vetë kreu dhe titulli kampion. Kam ardhur sepse është klub i madh dhe lufton për Europë dhe kjo më ka tërhequr. Vlerësoj se është klub i mirë për secilin lojtar edhe si urrë lidhëse për të bërë ndonjë shkallë më shumë në karrierë”, ishin fjalët e para të Antonio Paviç, i cili shton se përveç se ka dëgjuar fjalë më të mira për Shkëndijën, ai ka luajtur një herë kundër kuqezinjëve në barazimin 2:2 në fazën përgatitore në Turqi.

“Kam dëgjuar për Shkëndijën, madje edhe me ish-klubin tim Zheljezniçarin kemi luajtur në përgatitjet në Antalia. Unë di shumë gjëra për klubin, kam pyetur pak dhe prandaj jam këtu, dmth kam dëgjuar vetëm fjalë të mira”, përfundoi Paviç.

Mbrojtësi i majtë dy sezonet e fundit ishte pjesë e Zheljezniçarit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ka luajtur edhe me Koper-in në Slloveni, si dhe Istra 1961 dhe Osijek në Kroaci.

Paviç bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë mekrato, pasi paraprakisht me “kuqezinjtë” firmosën edhe Egzon Bejtullai, Ljupço Doriev dhe Bruno Dita.

Leave a Reply