Shkëndija te kroati Paviç gjenë zëvendësuesin e Gledi Micit

Vetëm 6 ditë para startit të sezonit të ri futbollistik, Shkëndija, ka prezantuar edhe një futbollistë të ri, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për kroatin Antonio Paviç, i cili te Shkëndija vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Zheleznjiçar.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, dhe që shihet si një zëvendësues ideal për Gledi Micin e larguar.

Ndryshe Paviç, karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Osijekut, për tu transferuar më pas në Slloveni te Koperi, ndërkohë në Kroaci gjithashtu kishte luajtur edhe me Istra, nga e cila skuadër verën e vitit 2018-të ishte transferuar në kampionatin boshnjak te skuadra e Zheleznjiçarit.

Leave a Reply