Shkupi prezanton talentin e Gallatasarajit

FC Shkupi sot ka kompletuar transferimin e talentit turk Firat Gulu. 19-të vjeçari tani më gati një muaj ishte bashkuar më ekipin e FC Shkupit dhe ka qenë me skuadrën bardheblu edhe në përgatitjet në Ohër, ku ka bindur trajnerin Muharem Bajrami dhe drejtuesit e klubit nga Çairi. Gulu dhe Shkupi kanë firmosur kontratë 3 vjeçare.

Gulu më herët ishte bartës i lojës së të rinjve te Galatasaraji ku ka mbajtur shiritin e kapitenit. 19-të vjeçari me ekipin e tij në kampionatin elitar të U19 ka regjistruar 15 ndeshje, duke shënuar 1 gol, ndërsa ka edhe katër paraqitje ne ligën e të rinjve të UEFA-s.

Leave a Reply