Plotë 8 vite luan në nivele të larta, por futbollisti i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nuk është një mbrojtës krahu që shquhet për gola.
Në karrierën e tij në rang klubesh (Empoli dhe Napoli), si dhe me Kombëtaren shqiptare, Hysaj në total ka shënuar vetëm 3 gola.
Golin e tij të parë në karrierë e kishte reaizuar me 17 prill të vitit 2014-të, kur kishte realizuar në disfatën 2:1 të skuadrës së tij Empoli, ndaj Virtus Lançiano. Golin e dytë personal e kishte realizuar me 10 shtator të vitit 2019-të me kombëtaren e Shqipërisë në fitoren 4:2 ndaj Islandës, ndërsa dy ditë më parë shënoi edhe golin e tij të tretë në karrierë me fanellën e Napolit përballë Sasuolos.