Trepça 89’ e Ramadanit barazon ndaj Ruzhomberokut (FOTO)

Skuadra kampione e Kosovës, Trepça 89’ që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani sot në Slloveni ka zhvilluar edhe kontrolluesen e parë në kuadër të prëgatitjeve për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtar i skuadrës nga Mitrovica ishte skuadra sllovake e Ruzhomberok, ndaj të cilëve kampionët në fuqi të Kosovës barazuan me rezultatin 1:1.

Ishte kjo një ndeshje në të cilën Trepça 89’ u shfaq shumë mirë, duke rrezikuar në disa raste skuadrën kundërshtare, e cila avansoi e para me një gol të shënuar gjatë 45 minutave të para.

Barazimin Trepça 89’ e siguroi gjatë pjesës së dytë, me një gol të shënuar nga ana e sulmuesit, Oto Xhon, i cili edhe njëherë tjetër dëshmoi cilësitë e tij të larta prej një sulmuesi.

Ishte kjo ndeshja e parë për skuadrën e strategut shkupjan Zekirja Ramadani, në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, ndërsa ndeshjen e rradhës Trepça 89’ do ta zhvillojë me 17 qershor kundër Osijekut të Muzafer Ejupit.

Leave a Reply