Pandemia Covid-19 e ka koklavitur kalendarin e futbollit 2019/20, pasi shumë liga evropiane u detyruan t’i ndërprisnin kampionatet e veta përkatëse për tre muaj.
Serioziteti i pandemisë bëri që ligat të punonin nën trysni për ta përfunduar sezonin gjatë muajve të verës, korrik dhe gusht, që nënkupton se fillimi i sezonit të ri 2020/21 duhet të shtyhet për ca kohë për t’iu dhënë sapo pak pushim lojtarëve, transmeton Gazeta Express.
Kështu Premierliga angleze pritet të fillojë më 12 shtator, edhe pse ekziston edhe një datë tjetër e mundshme, 29 gushti.
Sezoni 2020/21 në La Liga do të nisë më 12 shtator dhe do të përfundojë më 23 maj 2021.
Sezoni 2020/21 në Serie A nuk ka datë zyrtare ende, por Federata e Futbollit e Italisë synon që ta nisë atë më 1 shtator.
Sezoni 2020/21 në Bundesligë do të nisë më 18 shtator dhe do të përfundojë më 22 maj 2021.
Sezoni 2020/21 në Ligue 1 do të nisë më 22 gusht dhe do të përfundojë më 23 maj 2021.