ZYRTARE, ish futbollisti i Shkëndijës vazhdon karrierën në Francë

Ish mbrojtësi i Shkëndijës, Olsi Teqja sezonin e ardhshëm do të luaj në Francë me ekipin e divizionit të katërt, Buve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi francez, ndërsa një gjë të tillë, “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me datë 30 qershor.

Teqja ka mbërritur sot në Francë, ku edhe është prezantuar para mediave, që më pas ti bashkëngjitet skuadrës së tij të re në stërvitje.

31-vjeçari Teqja Teqja, i cili pjesë e Shkëndijës ishte për plotë 1 vit (2017-2018), gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipet nga vendlindja e tij, Kastrioti, Apolonia, Bylis, Laçi, Tirana, Kamza dhe së fundmi Kukësi.

Me Shkëndijën e Tetovës, Teqja numëron 21 paraqitje, ndërsa sezonin e fundit  me Kukësin ishte aktivizuar në 27 ndeshje, 26 prej të cilave duke i nisur që nga minuta e parë.

 

Leave a Reply