ZYRTARE, futbollisti më i dashur tek tifozët e Shkëndijës ndahet me klubin tetovar

Gledi Mici në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti me origjinë nga Tirana, i cili posedon edhe pasaportë amerikane, nuk ka vazhduar kontratën me Shkëndijën, pjesë e së cilës ishte nga vera e vitit 2018-të.

Ai brenda kësaj periudhe dy vjeçare ishte një titullarë i padiskutueshëm te “kuqezinjtë” nga Tetova, ndërsa falë paraqitjeve të tij dhe kontributit që jepte në terren, ai shumë shpejtë u shndërrua në një nga futbollistët më të dashur për publikun tetovar dhe grupin e tifozëve “Ballistët”.

29-vjeçari Mici sezonin e fundit në Ligën e Parë zhvilloi 20 paraqitje, duke shënuar 1 gol, ndërsa gjithashtu luajti në të gjitha 4 ndeshjet europiane.

Ndryshe me fanellën e Shkëndijës, Mici numëron gjithsej 60 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë te Shkëndija, Gledi Mici erdhi nga rradhët e Skënderbeut, me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në grupet e Liga Europa, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës, Kamzën dhe Kukësin.

Leave a Reply