Një ndër futbollistët më premtues në futbollin vendor, Lupçe Doriev, sezonin e ri futbollistik do të luaj me fanellën e Shkëndijës. Burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se futbollisti me origjinë nga Strumica nesër do të udhëtojë drejt Tetovës, ku pritet që të firmos kontratë afatgjate.
Rreth këtij transferimi ishte angazhuar menaxheri i Doriev, Dragan Jakovlevski, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, gisht në transferimin e futbollistit të Akademia Pandev te Shkëndija, ka edhe legjenda e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili në dy tre raste kishte biseduar personalisht me Goran Pandev, ish bashkëlojtarin e tij te Lacio, i cili siç e dimë të gjithë ka në pronësi klubin e futbollit nga Strumica.
Doriev sezonin e fundit me Akademia Pandev në 17 ndeshje realizoi 2 gola, ndërsa luajti edhe dy ndeshje në kuadër të Liga Europa. Pikërisht për këto ndeshje, Doriev pritet që të jetë një forcë shtesë për sulmin e Shkëndijës, skuadër kjo që deri më tani ka angazhuar edhe Egzon Bejtullain, ndërsa punën më të madhe kuptohet drejtuesit e kësaj skuadre e bënë me vazhdimin e bashkëpunimit me Besart Ibraimin dhe Armend Alimin.