Ish-reprezentuesi i përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë dhe ish-futbollist i trofeshëm i Zhelezarecit, Bambo Prishtinës, Juventus Serava, Edro Valona të Vlorës, Shkupit, Besa dhe Prishtina Mabeteks, Orhan Ibishi është emëruar asistent i seleksionuesit të përfaqësueses A të futsallit, Vasko Skenderovskit. Orhan Ibishi, vlerëson se do të japë kontributin e tij në punën me stafin teknik të ekipit përfaqësues, ndërsa qëllimi kryesor në periudhën që pason do të jetë përgatitja sa më e mirë për ndeshjet me Anglinë për kualifikim në fazën kryesore të eliminatoreve për Europian.
“Fillimisht dua të shpreh falënderimin tim deri te Federata e Futbollit të Maqedonisë për besimin e treguar për të qenë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses A të futsallit. Jam i bindur se do të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me seleksionuesin Skenderovski. Bashkë kemi punuar në Zhelezarec, kemi fituar trofe, ishim pjesë e Ligës së Kampionëve dhe shpresoj që atë energji do ta bartim edhe në punën e përbashkët në përfaqësuesen A të futsallit”, ka deklaruar Orhan Ibishi.
Përfaqësuesen më të mirë të futsallit e presin dy ndeshje balotazhi me Anglinë të vlefshme për kualifikim në fazën kryesore të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Duelet janë caktuar në periudhën ndërmjet 2 dhe 11 nëntor.